Durrësi kurorëzon më të bukurit e vet në spektaklin “Miss & Mister Durrësi 2026”

Date:

Share post:

Durrësi ka kurorëzuar më të mirët e bukurisë gjatë spektaklit tradicional “Miss & Mister Durrësi”, që u zhvillua mbrëmjen e 10 prillit në qytetin bregdetar, duke sjellë në skenë energjinë dhe elegancën e të rinjve konkurrues.

Juria, e përbërë nga emra të njohur të jetës publike, përzgjodhi 16-vjeçaren Matea Salillari, nxënëse e gjimnazit “Naim Frashëri”, si “Miss Durrësi 2026”, ndërsa titulli “Mister Durrësi” iu dha 17-vjeçarit Noel Ballanca, nxënës i gjimnazit “Rilindja”. Të përzgjedhur mes duartrokitjeve të publikut dhe vlerësimeve të jurisë, ata do të përfaqësojnë Durrësin në aktivitete të ardhshme kombëtare të bukurisë.

Spektakli përcolli freskinë e moshës dhe vlerat që arti dhe bukuria mbartin në qytetin bregdetar, duke e kthyer këtë event në një traditë të rëndësishme rinore. Konkurrentët sfiluan me veshje të ndryshme, përfshirë kostume elegante, tradicionale dhe plazhi, duke shfaqur jo vetëm paraqitjen fizike, por edhe vetëbesimin dhe stilin personal.

Përveç paraqitjes në skenë, të rinjtë iu përgjigjën edhe pyetjeve të jurisë, duke dëshmuar aftësitë e tyre në komunikim dhe formimin intelektual, si pjesë e vlerësimit përtej pamjes së jashtme.

Spektakli organizohet çdo vit me përkushtim nga shkrimtarja dhe aktivistja Myzejen Konduri, duke synuar të promovojë talentin dhe potencialin e të rinjve të Durrësit, si dhe të ruajë një traditë tashmë të konsoliduar në jetën kulturore të qytetit.
L. B.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...