E Premtja e Madhe në Durrës, besimtarët ortodoksë ndjekin me solemnitet ceremoninë e epitafit

Date:

Share post:

Pasditja e së premtes në Durrës, ashtu si në çdo zonë që ka komunitet ortodoks, solli një atmosferë përkushtimi dhe reflektimi, teksa besimtarët ortodoksë morën pjesë në ceremoninë e shenjtë të Epitafit, në ditën e njohur si e Premtja e Zezë, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik, para Pashkës, festës së Ringjalljes.

Pas shërbesës dhe ritualit në kishën Apostull Pavli dhe Shën Asti, ku qindra besimtarë u mblodhën për të përkujtuar vuajtjet dhe kryqëzimin e Krishtit, përmes ritualit simbolik të shoqërimit të Epitafit, i cili përfaqëson trupin e Krishtit që vdiq në kryq. Me qirinj në duar dhe në heshtje, ata kanë ndjekur procesionin solemn, që përshkon rrugët kryesore të Durrësit përreth kishës.

Kjo ceremoni, e mbushur me simbolikë dhe emocione, mbetet një moment kulmor për besimtarët, duke i ftuar ata në reflektim mbi sakrificën, dhimbjen dhe shpresën që sjell ringjallja. Në Durrës, si çdo vit, pjesëmarrja e lartë dhe përkushtimi i besimtarëve dëshmon rëndësinë që kjo ditë ka në jetën shpirtërore të komunitetit ortodoks.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...