Flakët u përhapën me shpejtësi, Inxhinieri: “Materiali kapot i vë flakën tërë Tiranës, shkuma fik zjarrin”

Date:

Share post:

Inxhinieri Arben Meçe paralajmëron se fasadat e pallateve në Shqipëri, të ndërtuara me polisterol dhe grafiato, paraqesin rrezik të lartë për zjarr. Sipas tij, ky material është lehtësisht i djegshëm, i vështirë për t’u shuar dhe prodhon tym shumë toksik që rrezikon jetën e banorëve. Ai kërkon hetim të plotë të rasteve të fundit për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas tij, ky material është bombë për çdo apartament sepse materiali kapot merr flakë shpejtë.

“Po digjet fasada dhe në të dyja rastet do të ndodhë e njëjta ngjarje. Sot në Shqipëri teknologjia e bërjes së fasadave të ngrohta është me polisterol, e më pas suvatim me grafiato. Të gjitha pallatet bëhen në këtë formë. Kjo teknologji duhet të zhduket, sepse ka risk. Të dyja, edhe rasti i parë, edhe ky, në themel kanë polisterolin, i cili është produkt naftor dhe është e vështirë të shuhet.


Në rastin e parë, zjarri pas Bashkisë së Tiranës, fasada ishte e ajruar dhe kishte polisterol, ndërsa kjo fasadë ka suvatimin, polisterolin dhe grafiaton. Kontakti i polisterolit me ambientin është inekzistent. Ngjarja po ndodh në një situatë që lë shumë debat; të gjitha pallatet në Tiranë kanë këtë material dhe është potencialisht i djegshëm. Nëse kemi një piroman, mund t’i vërë flakën gjithë Tiranës. Duhet hetuar nëse kemi të bëjmë me një piroman, me një akt terrorist apo nga pakujdesia. Nga pakujdesia e përjashtoj, sepse është një teknologji që nuk kontakton me energjinë elektrike; duhet të jetë një masë e madhe.

Tymi që del është i zi dhe kemi të bëjmë me material të ftohtë; me ujë nuk e shuan dot. Vetëm shkuma e shuan këtë material. Ky zjarr është bombë për çdo apartament; materiali kapot merr flakë kur të duash. Rreziku i tij është asfiksia, përveç zjarrit, sepse tymi që prodhohet është oksid karboni, që është helmuesi më i madh.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...