Turistët e pranverës vërshojnë në Durrës e bregdet 

Date:

Share post:

Durrësi po mirëpret turistë të shumtë këtë pranverë plot diell. I ndesh ngado, vizitorët nga vende të ndryshme të Evropës që zgjedhin këtë qytet bregdetar për të kaluar disa ditë pushimi. Disa prej tyre janë rikthyer, ndërsa të tjerët po zbulojnë për herë të parë bukuritë dhe mikpritjen shqiptare.  

Për një baba holandez dhe djalin e tij, kjo është një periudhë ideale për të vizituar Shqipërinë.  

“Për mua është hera e dytë, ndërsa familja vjen për herë të parë. Njerëzit janë shumë miqësorë ndaj vendosa të vij familjarisht. Edhe moti 12 gradë më i ngrohtë.”

Nga Gjermania, një çift ka zgjedhur Durrësin për të festuar një moment të veçantë.  

“Jemi nga Gjermania, Shtutgardi. Është ditëlindja e burrit tim dhe ndaj erdhëm. Kemi mësuar shumë nga shqiptarët. Na pëlqejnë ata, perëndimet këtu, qyteti. Ishim në Tiranë dhe erdhëm me autobus. Hera jonë e parë, po jo e fundit këtu.”

Bregdeti i Durrësit është kthyer në një destinacion të pëlqyer edhe për të rinjtë italianë që duan të zbulojnë Shqipërinë.  

Dy të reja italiane tregojnë:

“Jemi me pushime dhe po kalojmë disa ditë këtu. Na pëlqen shumë Shqipëria, peisazhet, ushqimi. Gjithçka.” 

Një vizitë e parë, por jo e fundit, pasi planet për verën tashmë janë bërë.  

“Është hera e parë këtu dhe në verë duam të vijmë e të shkojmë dhe në plazhe të tjera shqiptare.”  

Edhe për një çift nga Greqia, kjo është një përvojë e re, por shumë e këndshme.  

“Jemi nga Greqia dhe vijmë për herë të parë. Fantastike dhe njerëzit shumë dashamirës.”, thotë shtetasja greke. 

I shoqi shton:  

“Jemi shumë të ngjashëm. Moti i njëjtë, ushqimi i mirë. Grekët e shqiptarët janë vëllezër.”  

Qyteti bregdetar i Durrësit vazhdon të tërheqë turistë edhe jashtë sezonit veror. Për disa është një zbulim i ri, për të tjerë një kthim i shumëpritur. Ajo që i bashkon të gjithë është përshtypja e mirë për vendin, njerëzit dhe kulturën shqiptare.

L. B.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...