Mashtrim me TVSH, sekuestrohen llogaritë bankare të 6 kompanive

Date:

Share post:

Një skemë e dyshuar mashtrimi me TVSH është goditur nga Prokuroria e Tiranës, duke çuar në sekuestrimin e llogarive bankare të gjashtë shoqërive tregtare, me një vlerë totale mbi 73 milionë lekë.

Sipas hetimeve, subjektet kanë përdorur fatura fiktive për punime dhe shërbime të pakryera, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe shmangien e detyrimeve tatimore. Nga analiza financiare rezulton se përmes kësaj skeme i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 500 mijë eurosh.

“Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore. Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale”, njoftoi Prokuroria e Tiranës. 

Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë:

 “OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë; administrator: Nevruz Islami

“OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë; administrator: Kujtim Elqeni

“ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF); administratorë: Hasan Hafizi dhe Shkëlqim Rakipaj

“Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF); administratorë: Ador Dibra, Gentian Çërraga, Petrit Koldashi, Sokol Dibra

“Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); administratorë: Elton Troci dhe Edrion Troci

“STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF), administratorë: Demo Buci dhe Xhafer Bejko

Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...