Zjarri jashtë kontrollit në landfillin e Bushatit, ndërhyrje masive për shuarjen

Date:

Share post:

Zjarri i rënë në landfillin e Bushatit vijon prej orësh të mbetet aktiv, ndërsa kushtet e erës po favorizojnë përhapjen e tij. Tymi toksik ka mbuluar krejt zonën. Megjithatë, sipas autoriteteve, situata po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll nga strukturat në terren. Në operacion janë angazhuar rreth 20 efektivë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë, të mbështetur nga 3 automjete, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake. Ndërkohë, në ndihmë të Bushatit kanë ardhur edhe forca dhe mjete nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, duke siguruar një reagim të koordinuar ndërinstitucional.

Paralelisht, po punohet me mjete të rënda, si ekskavatorë dhe kamionë, për izolimin e vatrave të zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Furnizimi me ujë vijon pa ndërprerje përmes autobotëve të vendosur në terren.

Zjarri ka përfshirë kryesisht mbetje urbane dhe, deri në këto momente, nuk paraqet rrezik për banesat përreth.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër bën me dije se po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën, në koordinim të ngushtë me të gjitha strukturat e mbrojtjes civile, me qëllim menaxhimin efektiv të emergjencës deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...