Detaje të reja dalin nga atentati i rëndë i ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ku një automjet tip Audi Q7, me ngjyrë të zezë, u qëllua me breshëri plumbash.

Një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij. Çifti dyshohet se ka humbur jetën në vend si pasojë e të shtënave.

Automjeti në të cilin ndodheshin është gjetur i bërë shoshë nga plumbat, ndërsa autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të mirëorganizuar, duke i zënë pritë.
Mujeci ka qenë i akuzuar dhe arrestuar nga policia më parë si autor i dyshuar i vrasjes se Genci Mëhillaj në vitin 2016 në një fshat të Shkodrës, pas një sherri në Torovicë. Ai u akuzua dhe arrestua së bashku me vëllain e tij për këtë vrasje, por nuk dihet ende se çfarë ndodhi më pas me hetimet e dënimin e tyre. Pista e hakmarrjes është pista kryesore që po ndjek policia në zbardhjen e ngjarjes.
©️zërionline


