Aksion blic në Burgun e Fushë-Krujës

Date:

Share post:

Një aksion i befasishëm nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në burgun e Fushë-Krujës. Në aksion morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, si dhe 10 furgonë me forca të Policisë së Burgjeve.

Kontrolli nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se gjatë operacionit u konstatuan dhe u sekuestruan 3 telefona celularë, 3 ora/telefon, mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të palejuara.

Aksioni është në vazhdën e aksioneve të zhvilluara në burgjet e tjera të vendit dhe objektiv janë sendet e kundërligjshme si: ‘thika të improvizuara, telefona, lëndë narkotike etj.’

Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Aksion blic në IEVP Fushë-Krujë.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Larte Paulin Rajta, zhvilluan një kontroll të befasishëm dhe të plotë në ambientet e institucionit, duke vendosur një standard të qartë për zbatimin e ligjit dhe disiplinës.

Kontrolli nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Gjatë operacionit u konstatuan dhe u sekuestruan 3 telefona celularë, 3 ora/telefon, mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të palejuara.

Ky aksion është një mesazh i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok:

– çdo tentativë për të cenuar sigurinë, rendin dhe rregullin në institucionet e vuajtjes së dënimit do të goditet menjëherë dhe pa kompromis.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Askush nuk është mbi rregullat. Përgjegjësia do të jetë individuale dhe institucionale. Toleranca është zero.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksidenti tragjik në Durrës, Hita shkarkon drejtorin e policisë, Afrim Tafa

Drejtues Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrësit dhe është emëruar si shef...

Arrestohet në Vlorë 30-vjeçari për trafik droge

Policia e Shtetit ka arrestuar një 30-vjeçar, si pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafik të...

Përballje në GJKKO/ Noizy dhe babai i tij në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut

Këngëtari Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet...

Të presësh vdekjen, policia paralajmëron ndëshkime të rënda për shoferët e pabindur

Pas tragjedisë me dy fëmijë në Durrës, Policia paralajmëron ndëshkime të ashpra për shoferët Aksidenti tragjik në Durrës, ku...