56 studentë të Akademisë së Sigurisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë. Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe aktualisht vetëm dy janë shtruar, ndërsa pjesa tjetër janë larguar. Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU.
Nga hetimet e para rezulton se Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor ditor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet për studentët.
Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për kompaninë Sori-al, me administratore Alma Tafanin, e cila është shpallur në kërkim. Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia bën me dije se janë ndaluar kuzhinieri dhe teknologu i kompanisë.
©️zërionline


