Tirana nën magjinë e Ennio Morricones

Date:

Share post:

Në kuadër të Ditës së Europës, mbrëmjen e së shtunës, sheshi “Italia” në Tiranë u shndërrua në një skenë të madhe artistike, ku muzika, kujtesa dhe emocionet u ndërthurën në koncertin “Morricone ishte im at”.

Nën dirigjimin e Andrea Morricone, djalit të kompozitorit legjendar Ennio Morricone, publiku shqiptar pati mundësinë të përjetojë nga afër disa prej veprave dhe kolonave zanore më të njohura të mjeshtrit italian. Ato kanë shoqëruar historinë e kinematografisë botërore për dekada me radhë duke ngritur vlerat e shumë filmave në një tjetër nivel.

Koncerti, nën drejtimin artistik të regjisores Anila Varfi, erdhi si një udhëtim artistik dhe emocional në jetën dhe krijimtarinë e Ennio Morricones, ku muzika u ndërthur me rrëfimet personale të djalit tjetër të kompozitorit, Marco Morricone, i cili përmes fjalës solli kujtime, episode dhe detaje të panjohura nga jeta e kompozitorit të madh italian.

“Unë e shihja tim atë fshehurazi në studion e tij teksa ai krijonte magji mbi pentagram. Isha vetëm 5 vjeç kur e admiroja atë, të ulur dhe të palëvizur si një gjigand që po shpikte diçka, edhe pse nuk e kuptoja çfarë”, tha djali i Ennio Morricone, Marco.
Në skenë u ngjitën edhe artistët me famë botërore, baritoni Alessio Quaresima Escobar dhe sopranoja Vittoriana De Amicis të cilët përmes intepretimit të veçantë artistik, i dhanë koncertit një dimension ndërkombëtar.

Atmosfera e krijuar në shesh u shoqërua nga emocione të forta dhe duartrokitje të vazhdueshme të publikut, i cili është i familjarizuar me muzikën e krijuar nga Morricone edhe përmes disa prej filmave më të ndjekur ndër vite.

Koncertin e ndoqën edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, mes tyre Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, si dhe personalitete të shumta të jetës publike, kulturore dhe artistike në vend.

Koncerti “Morricone ishte im atë”, mbështetur financiarisht nga Qeveria shqiptare dhe ambasada italiane, u mirëprit nga publiku dhe konsiderohet si një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike të organizuara në Tiranë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...