Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk. Informacionet e para dëshmojnë se në vendin e njohur si “Rruga e Rezervuarit”, një mjet bujqësor tip zetor me rimorkio, që drejtohej nga shtetasi Hekuran Riza, 70 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.


