Plagoset me armë efektivi në Shkozë, dyshohet se shënjestra ishte fqinji

Date:

Share post:

Një polic në Shkozë është plagosur me armë gjatë natës ndërsa ndodhej jashtë shërbimit.

Anxhelo Kumaraku është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, 30-vjeçari është plagosur në këmbë.

Anxhelo Kumaraku ndodhej pranë banesës së tij, i shoqëruar nga një fqinj, një person me masë në “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht fqinji i efektivit, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë lidhje me prishje pazare droge me persona të tjerë.

Ende nuk dihet pse efektivi ishte në shoqërinë e këtij personi, i cili ndodhej në “arrest shtëpie” dhe në momentin e ngjarjes kishte shkelur vendimin e gjykatës. Ndërkohë, Kumaraku nuk e kishte njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë nga ana e fqinjit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ 37-vjeçari humb jetën në aksident

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në aksin rrugor Fier-Darëzezë. Paraprakisht deklarohet nga policia se një 37 vjeçar,...

Erion Veliaj mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për liri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojë në arrest me burg, pasi Gjykata e Lartë...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat kanë...

Durrësi bëhet pjesë e rrjetit të fermave urbane/ Ekspertë nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria bashkohen në “EDEN”

Durrësi mirëpriti Green Workshop-in e parë (“Punëtoria e Gjelbër”), të zhvilluar në kuadër të projektit ndërkombëtar “EDEN”, një...