Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku është shënuar një përplasje mes dy kompanive që janë të angazhuara në punimet e aeroportit.
Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues të kompanisë “2A” të Valon Ademit kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë së Behgjet Pacollit.
Nga ana tjetër, kompania e Behgjet Pacollit që është penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin e saj në këtë projekt, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre në kantier është e paautorizuar.
Ndërkaq SPAK vijon hetimet lidhur me paracaktimin e konsorciumit fitues për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, thuhet se “ka dyshime që anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar bashkimin e shoqërive “Mabco Costruksion”, “Yda Group” dhe “2A grup” në kualifikimin dhe në shpalljen fituese të procedurës së koncesionit”.
Këto shoqëri tashmë janë përfshirë në një konflikt të fortë ligjor mes tyre që ka zbritur deri në nivelin e punonjësve të kompanive.
©ZëriOnline


