Aksident në Shkodër, një i vdekur, dy të plagosur

Date:

Share post:

Një aksident me vdekje është shënuar këtë të enjte në Shkodër. Një makinë është përplasur me një automjet tjetër dhe një biçikletë në unazën perëndimore të qyetit. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës, 50-vjeç.

Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet biçikleta ka qenë duke lëvizur në anën e rrugës, kur një makinë tip ‘Benz’ me shpejtësi del nga një rrugë dytësore dhe merr para furgonin dhe biçikletën që ka ‘fluturuar’ disa metra.

Nga aksidenti janë dëmtuar dhe dy makina të cilat ishin të parkuar në këtë zonë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi sot policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...

Të flakin në rrugë dhe më pas hetojnë/ Ministria e Shëndetësisë nis hetim administrativ për rastin e 52-vjeçarit në Durrës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ për rastin e...