Sherr banal për një vend parkimi, goditet me thikë 55-vjeçari

Date:

Share post:

Një konflikt në zonën e njohur si ‘Nisharaku’ në Tiranë, ka degraduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e një 55-vjeçari.

Armando Millonaj ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa në kërkim 48-vjeçari Enton Nushaj, i dyshuar si autori i ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur për një vend parkimi.

“Tiranë/Informacion paraprak : Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...