Skafistët e Ksamilit protestojnë në Sarandë, kërkojnë zgjidhje për sezonin

Date:

Share post:

Rreth 30 skafistë nga Ksamili kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë së Sarandës, duke kërkuar përcaktimin urgjent të vendbazimit për skafet e tyre, këtë sezon turistik.
Sipas tyre, pavarësisht se sezoni ka nisur dhe fluksi i turistëve në zonë është në rritje, ende nuk është marrë një vendim për hapësirën ku duhet të ankorohen mjetet lundruese dhe kjo po krijon pasiguri për aktivitetin e tyre.

“Jemi taksapagues, të licencuar dhe të rregullt me të gjitha detyrimet ligjore, por ende nuk na është përcaktuar vendi ku duhet të lejmë skafet. Kjo është puna me të cilën mbajmë familjet tona. Kërkesa duhej zgjidhur më herët, pasi jemi në prag sezoni. Nuk jemi dakord të zhvendosemi larg qendrës, aty ku kemi operuar prej vitesh”, u shprehën protestuesit.

Ata theksojnë se mungesa e një vendimi të qartë e në kohë rrezikon jo vetëm të ardhurat e dhjetëra familjeve që varen nga turizmi detar, por edhe ecurinë e sezonit turistik në Ksamil. Sipas tyre, vonesat mund të sjellin kaos në menaxhimin e skafeve, humbje ekonomike dhe pakënaqësi te turistët.

Skafistët i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin një vendim të menjëhershëm, në mënyrë që të shmangen problematikat gjatë kulmit të sezonit veror.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...