Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy vajzave.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, të dëmtuarat udhëtonin në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident dhe u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Përplasja ka shkaktuar gjithashtu trafik të rënduar në këtë aks rrugor, ndërsa qarkullimi i automjeteve u bllokua për afro 40 minuta, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
©ZëriOnline


