Bashkia e Durrësit: Ekspertizë urgjente për pallatin dhe projekt rehabilitimi për Kodrën

Date:

Share post:

Për arsye sigurie, 25 familjet që banojnë në pallatin mbi të cilin rrëshqitën dherat nuk do të lejohen të rikthehen në apartamentet e tyre deri në përfundimin e vlerësimeve teknike dhe konfirmimin zyrtar se banesa është e sigurt për t’u përdorur.
Familjet që nuk kanë mundësi të tjera strehimi do të strehohen në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Plepa.

Bashkia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht këtë pasdite pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit në zonën e Kodër Currilës, duke bërë të ditur se janë marrë menjëherë masa për garantimin e sigurisë së banorëve dhe menaxhimin e situatës në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e Bashkisë kanë ndërhyrë në koordinim me institucionet vendore dhe qendrore të sistemit të mbrojtjes civile, ndërsa vëmendja kryesore mbetet siguria e qytetarëve të prekur nga rrëshqitja.

Bashkia bën me dije se prej muajit mars 2026 ka qenë në komunikim me institucionet në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke kërkuar monitorimin dhe vlerësimin e situatës së rrëshqitjeve në këtë zonë, pas episodeve të regjistruara edhe gjatë muajit janar. Në vijim të këtyre kërkesave, Instituti i Ndërtimit dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar kanë hartuar relacionet paraprake për gjendjen e kodrës, ndërsa është iniciuar edhe një marrëveshje bashkëpunimi për ekspertizë më të specializuar.

Për situatën e krijuar sot, Bashkia ka kërkuar hartimin e një akt-ekspertize për qëndrueshmërinë e pallatit të prekur nga rrëshqitjet, si dhe përgatitjen e një projekti rehabilitimi për zonën ku ndodhi shembja e terrenit. Më pas do të kërkohet edhe financimi nga institucionet qendrore për realizimin sa më të shpejtë të ndërhyrjeve.

Ndërkohë, është ngritur një grup pune me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Institutit të Ndërtimit, IGJEUM-it dhe Bashkisë Durrës, i cili po kryen vlerësimet në terren për gjendjen fizike të zonës së prekur.

Gjatë ditës së nesërme pritet të nisë puna e dy grupeve të specializuara të Institutit të Ndërtimit. Njëri grup do të vlerësojë paraprakisht nëse objekti ka pësuar dëmtime strukturore, ndërsa grupi tjetër do të kryejë matjet për studimin gjeologjik dhe gjeoteknik, që do të shërbejnë për hartimin e ekspertizës dhe projektit të stabilizimit të territorit.

Po ashtu, Instituti i Ndërtimit ka ngritur një grup të posaçëm ekspertësh, ku bëjnë pjesë profesorë universitarë dhe specialistë me përvojë të gjatë, për të realizuar një vlerësim të plotë profesional mbi gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë e pallatit.

Bashkia e Durrësit thekson se mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve mbetet prioritet absolut në menaxhimin e kësaj situate.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...