Tronditet PS/ Deputetja Koçeku: ‘Nga sot jam deputete e pavarur”

Date:

Share post:

Deputetja Marjana Koçeku ka njoftuar largimin e saj nga Partia Socialiste, duke bërë të ditur se do të vijojë mandatin në Kuvend si deputete e pavarur.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku theksoi se vlerat dhe idealet e saj kanë mbetur të pandryshuara ndër vite, duke lënë të kuptohet se vendimi për t’u shkëputur nga forca politike me të cilën u zgjodh deputete lidhet pikërisht me këto parime.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.

Marjana Koçeku ishte e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet e fundit, duke mbajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e kësaj force politike në zonë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse largimi i saj është formalizuar zyrtarisht pranë strukturave të Partisë Socialiste dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimi i Koçekut pritet të ngjallë diskutime në skenën politike, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky hap do të pasohet nga zhvillime të tjera në raportin e saj me mazhorancën.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...