Ekzekutohet me armë zjarri punonjësi i kompanisë së bazaltit në Spaç të Mirëditës

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e së hënës në zonën e Spaçit, në Mirditë. Rreth orës 07:00, në fshatin Shkorrët, përgjatë aksit rrugor Reps-Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një person brenda automjetit me të cilin po udhëtonte.

Viktima është identifikuar nga burime lokale policore si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai po lëvizte me një automjet tip “Toyota” në drejtim të vendit të punës kur është qëlluar për vdekje.

Lleshi raportohet se ishte shofer, punonjës i kompanisë që merret me nxjerrjen dhe përpunimin e bazaltit në zonë. Ngjarja merr një tjetër përmasë pasi rreth tre muaj më parë, në një prej makinerive të kësaj kompanie ishte vendosur lëndë plasëse, duke ngritur dyshime për konflikte apo interesa që lidhen me aktivitetin e saj.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e motiveve që çuan në këtë krim të rëndë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...