Atentati ndaj prokurorit-deputet Arjan Ndoj, burg përjetë për Plaurent Dervishajn, ja me sa u dënua Julian Meçe

Date:

Share post:

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj, ndërsa Julian Meçe është dënuar me 35 vite burg, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Sipas vendimit të gjykatës, dy të pandehurit u shpallën fajtorë për përfshirjen e tyre në sulmin e armatosur ndaj ish-prokurorit, ngjarje e cila kishte tronditur më herët opinionin publik për shkak të natyrës së saj të rëndë dhe të organizuar.

Atentati ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Makinës ‘Benz’, iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private.

Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 24 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...