Turisti francez humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat në Sarandë

Date:

Share post:

Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një shtetas francez, humbi kontrollin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati persona të lënduar dhe drejtuesi i mjetit shpëtoi pa dëmtime.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit. Rezultati ishte 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Policia po heton rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...