Trofeu “Skënderbej” nis me spektakël në Krujë, Gentian Shaqiri triumfon në provat zyrtare

Date:

Share post:

Kruja ngriti siparin e trofeut “Skënderbej 2026” me një ditë provash zyrtare të mbushur me adrenalinë, shpejtësi dhe konkurrencë të nivelit të lartë.

Skënderbej 2026 është garë ndërkombëtare malore e organizuar nga FASA dhe Auto Club Albania. Aktiviteti, i vlefshëm për kampionatin FIA CEZ dhe kampionatet kombëtare, mblodhi 21 pilotë nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Në pistën sfiduese të Malit të Krujës, piloti shqiptar Gentian Shaqiri, në timonin e një Tatuus, regjistroi kohën më të shpejtë të ditës, 2:11.991, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe statusin e favoritit për garën zyrtare.

Në vendin e dytë u rendit piloti nga Kosova Bardhyl Canolli me Radical SR8, me kohën 2:22.410, ndërsa podiumin e provave e plotësoi serbi Uros Brkić, me Osella PA21, që ndaloi kronometrin në 2:27.274.

Edhe pilotët kosovarë Kushtrim Bytyçi dhe Egzon Ukehaxhaj, të cilët u pozicionuan mes më të shpejtëve, duke lënë të hapur garën për podiumin në ditën finale.

Me rivalitet të fortë dhe një nivel të lartë konkurrimi, gara e së dielës pritet të ofrojë emocione të shumta, ndërsa pista e Krujës vijon të konfirmohet si një nga etapat më sfiduese dhe prestigjioze të automobilizmit malor në Ballkan.

Top 5, Provat zyrtare:

  1. Gentian Shaqiri (Tatuus) – 2:11.991
  2. Bardhyl Canolli (Radical SR8) – 2:22.410
  3. Uros Brkić (Osella PA21) – 2:27.274
  4. Kushtrim Bytyçi (Renault Clio) – 2:36.493
  5. Goran Dojčinović (Honda Civic) – 2:39.433

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...