Mbajtën peng dhe dhunuan klienten në dyqanin e elektroshtëpiakeve, arrestohen 2 pronarët

Date:

Share post:

Një konflikt për një frigorifer banak ka përfunduar me arrestimin e dy pronarëve të dyqanit të elektroshtëpiakesh ‘Zanusi’ në zonën e Ish-Doganës, në Tiranë.

Në pranga kanë përfunduar Sefedin Ahmetaj dhe Edjola Harunaj, të cilët dyshohet se dhunuan dhe mbajtën me forcë një kliente e cila e kishte blerë pajisjen në dyqanin e tyre por ishte kthyer me pretendimin se frigoriferi nuk punonte dhe kësisoj kërkonte rimbursimin e plotë. Kërkesa për kthimin e parave është refuzuar nga pronarët dhe situata ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas burimeve, klientja, rreth të 40-ve, është mbajtur kundër vullnetit të saj brenda ambienteve të biznesit për gati dy orë dhe është dhunuar nga të çifti i pronarëve..

Në vendngjarje ka ndërhyrë policia, por edhe aty situata është tensionuar. Dy pronarët dyshohet se kanë kundërshtuar efektivët, ndërsa Edjola Harunaj akuzohet se i ka shkaktuar punonjësit të policisë djegie në dorë me cigare. 

Pas ngjarjes, të dy pronarët u arrestuan, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e konfliktit.

Njoftimi policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta”

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...