Mbyllet Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë XVI në Pogradec, shpallen fituesit

Date:

Share post:

Pas pesë ditësh të mbushura me projeksione filmash, aktivitete kulturore dhe promovim të kulinarisë ballkanike, ka përfunduar edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec.

Festivali e shndërroi qytetin buzë liqenit në një pikëtakim të kineastëve dhe artistëve nga rajoni, ku rreth 60 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit konkurruan në disa kategori. Në ceremoninë mbyllëse, juria ndau çmimet për realizimet më të spikatura të këtij edicioni.

Fituesit e Festivalit Ballkanik të Filmit & Kulinarisë, Pogradec 2026

Best Student Short: Waiting for the Train (Slloveni), me regji të Armin Čulić.

Best Short: Choice (Maqedonia e Veriut), me regji të Marko Crnogorski.

Best Animation: Wing It (Turqi), me regji të Başak Bali dhe Deniz Tunçdibek.

Best Feature: Hallway to Nowhere (Kroaci), me regji të Zvonimir Munivrana.

Balkan Spirit Award: Maricel (Greqi), me regji të Elias Demetriou.

Çmimi “Fatos Baxhaku”: Sara (Dokumentar, Kosovë), me regji të Burim Halitit.

Jury Special Mention: The Couch (Shqipëri), me regji të Enxhi Rista.

Filmi më i mirë (Best Film): Everybody Calls Redjo, me regji të Ibër Deari.

Çmimi i Jurisë (Jury Award): Chimneysweeper (Animacion, Bullgari), me regji të Nastimir Nikolov Tsachev.

Festival Award: Remember (Turqi), me regji të Hüseyin Küpeli.

Edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë konfirmoi edhe një herë rolin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të rajonit, duke promovuar kinemanë ballkanike, dialogun kulturor dhe turizmin në Pogradec.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...