Jahti luksoz pëson defekt pranë Bishtit të Pallës, Rimorkohet nga një anije tjetër

Date:

Share post:

Jo vetëm në rrugë, edhe në det mjetet e ndihmojnë njëra-tjetrën kur kanë avari.
Një operacion rimorkimi është zhvilluar në det të hapur nën drejtimin e Kapitenerisë së Portit të Durrësit, për t’i ardhur në ndihmë jahtit “Infinity Nine”, i cili lundron nën flamurin e Maltës.

Sipas informacioneve zyrtare nga Kapiteneria e Portit, mjeti lundrues ka kërkuar ndihmë pas një defekti të pësuar në motorë, rreth 20 milje në perëndim të Bishtit të Pallës.

Për shkak të pozicionit të jahtit, Kapiteneria ka koordinuar ndërhyrjen me anijen “Nautica“, e cila ndodhej në lundrim e sipër në atë rajon detar. Anija në fjalë, në pronësi të kompanisë “Albsea Transport”, kishte si destinacion Portin e Durrësit dhe ka kryer manovrën e rimorkimit të jahtit.

Sipas autoriteteve portuale, mjeti lundrues pritet të mbërrijë rreth mesnatës në radën e portit të Durrësit.

Kapiteneria e Portit dhe autoritetet detare kanë shprehur mirënjohje për ekuipazhin e m/v “Nautica”, duke vlerësuar gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë asistencës në det.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...