‘Trionda Final’, zbulohet topi zyrtar për fazën finale të Botërorit 2026

Date:

Share post:

Me më pak se dy javë të mbetura deri në finalen e Kupës së Botës 2026 në New York, New Jersey, Adidas ka prezantuar zyrtarisht “TRIONDA FINAL”, topin që do të përdoret në gjysmëfinale, ndeshjen për vendin e tretë dhe finalen e turneut (19 korrik).

Topi i ri bazohet në modelin “TRIONDA”, i prezantuar në tetor të vitit 2025, duke ruajtur të njëjtën teknologji të avancuar dhe ndërtim të orientuar drejt performancës. Megjithatë, për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, Adidas ka krijuar një dizajn ekskluziv për fazat vendimtare të turneut, duke shkuar përtej një ndryshimi të thjeshtë të ngjyrave.

Dizajni i “TRIONDA FINAL” është frymëzuar nga rrugëtimi drejt trofeut të Kupës së Botës. Ngjyra e artë simbolizon trofeun më prestigjioz të futbollit, ndërsa baza e zezë i jep topit një pamje elegante dhe moderne, duke theksuar rëndësinë e ndeshjeve finale.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e cilësoi topin si një simbol të emocioneve dhe unitetit që ka karakterizuar Botërorin 2026.

“Topi i finaleve ‘TRIONDA’ për katër ndeshjet e fundit të Kupës së Botës është këtu. Ai ka sjellë kaq shumë gëzim sa herë që ka përfunduar në rrjetë dhe mishëron në mënyrë të përsosur unitetin dhe pasionin e vendeve pritëse, Kanadasë, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për katër ndeshjet e fundit të turneut, ky top do të jetë në këmbët e futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi Infantino.

Përveç dizajnit të veçantë, “TRIONDA FINAL” është i pajisur me versionin më të fundit të teknologjisë së integruar, e cila ofron të dhëna në kohë reale për lëvizjen e topit. Kjo teknologji synon të ndihmojë arbitrat në marrjen e vendimeve më të shpejta dhe më të sakta, duke kontribuar njëkohësisht në analizën e lojës.

Topi i ri do të debutojë në katër ndeshjet e fundit të Botërorit 2026, aty ku do të vendoset kampioni i ri i botës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...