Operacioni i Policisë për ekzekutimin e 12 masave të sigurisë vijon, ndërsa deri më tani burime bëjnë me dije se janë zbatuar vetëm disa prej tyre, kryesisht masat “arrest në shtëpi” dhe “detyrim për paraqitje” të cilëve u është bërë njoftimi. Katër masat “arrest me burg” nuk rezultojnë ende të ekzekutuara. Sipas burimeve policore, aksioni është ende në zhvillim, ndërsa burime nga hetimi ngrenë dyshime se personat ndaj të cilëve është caktuar masa “arrest me burg” mund të jenë njoftuar paraprakisht, duke u dhënë mundësi t’i shmangen arrestimit. Këto dyshime nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa operacioni për lokalizimin dhe kapjen e tyre vazhdon.
Ja 12 personat nën akuzë sipas masës së sigurisë dhe veprat penale
Arrest me burg (4)
Ramazan Sheshi – Përfitues; i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Adrian Kona – Ish-drejtues i Hipotekës së Durrësit; i dyshuar për “Falsifikimin e dokumenteve” dhe “Shpërdorimin e detyrës”.
Bledar Zerba – Hartograf në Hipotekën e Durrësit; i dyshuar për “Falsifikimin e dokumenteve” dhe “Shpërdorimin e detyrës”.
Rovin Zeqja – Inxhinier në Hipotekën e Durrësit; i dyshuar për “Falsifikimin e dokumenteve” dhe “Shpërdorimin e detyrës”.
Arrest në shtëpi (4)
Shaqir Sheshi- Përfitues; i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Viktor Mataj – Përfitues; i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Arianit Mataj- Përfitues; i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Besnik Xhafa – Përfitues; i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Detyrim për paraqitje (4)
Fiqeret Xhafa – Përfitues; dyshuar për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Artur Çobani – Ish-drejtues i Hipotekës së Durrësit; i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës”.
Jonida Mergeja – Juriste në Hipotekën e Durrësit; e dyshuar për “Shpërdorim të detyrës”.
Leandro Dervishi – Hartograf në Hipotekën e Durrësit; i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës”.
©ZëriOnline


