SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Teherani sulmon Kuvajtin e Bahreinin

Date:

Share post:

Mbrëmjen e së mërkurës, Shtetet e Bashkuara të Amerikën nisën valën e dytë të sulmeve ndaj Iranit, duke shënjestruar jugun e vendit dhe zonat pranë Ngushticës së Hormuzit.

Irani ka aktivizuar menjëherë sistemet e mbrojtjes dhe është shprehur se “agresori do të ndëshkohet ashpër.” Sulmet nuk kanë kursyer as Kuvajtin e Bahreinin duke piketuar bazat amerikane.

Donald Trump ka publikuar në Truth një seri imazhesh nga bombardimet e kryera nga Shtetet e Bashkuara.

“Kjo është një hakmarrje për bombardimin e anijeve nga Irani që ndodhi dje. Nëse kjo ndodh përsëri, situata do të përkeqësohet ndjeshëm!”, shkroi ai.

Ndërsa në bordin e Air Force One, përforcoi deklaratën se Irani është goditur rëndë dhe dëshiron marrëveshje, por “problemi është se nuk e di nëse do ta respektojë atë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, sipas agjencisë së lajmeve IRNA, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shkelur kuadrin e Marrëveshjes së Islamabadit të nënshkruar nga të dy vendet, duke theksuar se Republika Islamike “do të mbrojë me vendosmëri” interesat e saj kombëtare dhe sovranitetin e saj.

Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë shkelur nenin 5 të Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili thekson përgjegjësinë e Republikës Islamike për garantimin e kalimit të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka revokuar licencën e përgjithshme që autorizonte përkohësisht prodhimin, shitjen dhe dorëzimin e naftës iraniane.

Kjo ka nxitur reagime nga kryeparlamentari iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se tashmë SHBA-të do të përballen me pasojat.

“Amerika ende nuk e ka mësuar se arroganca dhe mungesa e besnikërisë nuk janë më pa kosto. Ta kemi të qartë: provoni, dhe do të paguani pasojat. Ngushtica e Hormuzit hapet vetëm përmes marrëveshjeve me Iranin, jo me kërcënimet amerikane”, tha kryenegociatori i Iranit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...