Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët ndaj personave të përfshirë në hetimin për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit. Gjyqtari i seancës vendosi vijimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për Shaqir Sheshin, Arianit Matajn dhe Besnik Xhafën, që dyshohen për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Po ashtu, gjykata la në fuqi masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Fiqeret Xhafës, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Me të njëjtën masë sigurie do të vijojnë të hetohen edhe Jonida Mergeja, Leandro Dervishi dhe Artur Çobani, të tre staf të Kadastrës së Durrësit, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Hetimi për këtë çështje ka nisur në vitin 2022. Në kuadër të procedimit penal, Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestron preventive mbi 13 parcela toke, të dyshuara se janë përfshirë në skemën e tjetërsimit të paligjshëm.

Ndërkohë, ende nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara në mungesë për katër persona. Tre prej tyre janë ish-zyrtarë të Kadastrës, ndërsa i katërti është një përfitues i dyshuar nga skema e tjetërsimit të pronave. Gjithashtu, mbetet e paekzekutuar edhe një masë “Arrest në shtëpi”, e caktuar ndaj një tjetër personi të dyshuar si përfitues në këtë çështje.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, hetuesit e BKH-së sekuestrojnë disa dokumente

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar mesditën e sotme kontrolle në ambientet...