Vrau bashkëshorten për xhelozi, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

Date:

Share post:

Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli 64-vjeçarin, Shtjefën Ziçi i cili vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 55-vjeçare, Bardhe. Ziçi nuk ka folur asnjë fjalë para trupit gjykues. Avokati i tij Agim Martini ka kërkuar ekspertimin psikik të klientit të tij, kërkesë që u pranua nga gjykata. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës. Pas debatit në dyqanin ushqimor që administronin pranë banesës, 64-vjeçari mori armën e gjahut dhe qëlloi ndaj bashkëshortes në pragun e shtëpisë. Sipas hetimeve, 55-vjeçarja tentoi të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor ka dyshime se 64-vjeçari e vrau bashkëshorten për motive xhelozie. Sipas hetimeve, ai i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pak çaste më vonë, është futur në banesë, ka marrë çiften që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gruas, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Djali jeton në Kanada, ndërsa vajza shërben si oficere në repartin ushtarak të Vau Dejës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...