U filmuan duke marrë para nga një shofer, AMP arreston 2 efektivë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë

Date:

Share post:

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy efektivë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë, për ‘korrupsion pasiv’ dhe ‘shpërdorim detyre’.

Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të disa pamjeve filmike, ku efektivët i morën para një drejtuesi mjeti, në mënyrë që të mos e penalizonin për shkeljen e kryer.

Ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore

Njoftimi i AMP:

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

Drejtoria Rajonale Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

– D. B, 25 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;

– E. K, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.

Hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit, më datë 16.07.2026, të pamjeve filmike në rrjetin social “Jeta është Qef”, të cilat u analizuan dhe u verifikuan në mënyrë të plotë nga strukturat hetimore të AMP-së.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, në funksion të veprave penale të parashikuara nga nenet 244 dhe 301 të Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe çdo forme tjetër paligjshmërie nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...