Fundi i trishtë, “Nuk u solla mirë me familjen”/ U gjet i djegur në mjet, letra zbuloi detaje nga akti i 66-vjeçarit në Korçë

Date:

Share post:

Detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë që tronditi Korçën. Sipas të dhënave, mësohet se viktima, që njihej si person pa probleme, u gjet i djegur në makinë, jetonte momentalisht vetëm pasi ka patur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me 1 nga 2 fëmijët që ka çifti.

Viktima, Irakli Çinoku ka lënë një shënim para kryerjes së aktit të rëndë duke i vënë flakën mjetit e duke u vetëflijuar. Në shënimin e gjetur nga policia, mësohet se viktima ka shkruar: “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”.

Dyshohet se kjo dhe kryesisht vetmia ka qenë arsyeja që 66-vjeçari i dha fund jetës. Policia vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...