Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Date:

Share post:

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të kërkesës së autoriteteve shqiptare për dorëzimin e biznesmenit 53-vjeçar, i cili u arrestua në Greqi në muajin qershor në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK.

Vendimi është raportuar gjerësisht nga mediat greke, të cilat nuk e publikojnë emrin e biznesmenit, por bëhet fjalë për Ilir Shtufin, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuza për pastrim të produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas raportimeve, Gjykata e Apelit të Selanikut pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare, duke vlerësuar se ishin plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin. Gjykata nuk shqyrtoi themelin e çështjes penale apo provat ndaj biznesmenit, por vetëm kriteret procedurale që lidhen me ekzekutimin e kërkesës së ekstradimit.

Gjatë seancës, Shtufi kundërshtoi ekstradimin dhe mohoi akuzat. Ai pretendoi se po përballet me një ndjekje me motive politike dhe se nuk do të kishte një proces të drejtë gjyqësor në Shqipëri.

“Jam sipërmarrës që nga viti 1994, menaxhoj mbi 20 kompani në Shqipëri, të fokusuara në sektorët e ndërtimit dhe energjisë“, deklaroi ai para gjykatës, duke shtuar se është ndër biznesmenët që paguan më shumë taksa në vend.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...