Vijon zjarri në Panahor të Mallakastrës, forca të shumta zjarrfikësish dhe FA në terren

Date:

Share post:

Vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit në Panahor, ku në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Në operacion janë përfshirë 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 25 punonjës të shërbimit zjarrfikës (MZSH), 30 forca bashkiake, si dhe katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë pa ndërprerje për frenimin e përhapjes së zjarrit.

Fokusi i ndërhyrjes mbetet izolimi i vatrave aktive dhe parandalimi i përhapjes së flakëve në zona të tjera, ndërsa ekipet në terren po vijojnë operacionin në kushte të vështira.

Nga momenti në moment pritet të nisë edhe ndërhyrja nga ajri, e cila do të mbështesë forcat tokësore në shuarjen e vatrave të zjarrit dhe stabilizimin e situatës.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar mbi situatën e zjarreve në vendin tonë dhe ka bërë të ditur se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, 10 prej këtyre vatrave vijojnë të jenë aktive dhe po monitorohen nga strukturat përgjegjëse. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra forca operacionale, mjete zjarrfikëse dhe mbështetje ajrore.

Ministria bën me dije se ndërhyrjet po koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, prefekturat, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura. Në zonën e Dajtit vijon operacioni nga toka dhe ajri, ndërsa autoritetet theksojnë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Edhe në fshatin Priskë të Tiranës po vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore, pa paraqitur kërcënim për banorët. Në Mallakastër, në zonat Riban dhe Ngraçan, ndërhyrja nga toka dhe ajri ka bërë që zjarri të jetë drejt izolimit.

Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit vijojnë operacionet në disa vatra, ku disa prej tyre janë vënë nën kontroll. Një vatër zjarri është riaktivizuar në Kostren 2 të bashkisë Berat, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e saj.

Ministria njofton se zjarret në Floq të Korçës dhe në Shpërdhet–Drojë të Kurbinit janë shuar, ndërsa monitorimi i situatës vijon në të gjithë territorin.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...