Roskovec/ Sherr mes komshinjve për një turë drush, 69-vjeçari pëson infarkt dhe humb jetën

Date:

Share post:

Një konflikt mes dy fqinjëve për një turë drush ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e së enjtes në lagjen Vrapaj të Roskovecit, ku një 69-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt.

Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, viktima është identifikuar si Baftjar Vrapi. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:00, në momentin kur djali i tij u përfshi në një konflikt fizik me komshiun për shkak të një ture drush.

Bazuar në të dhënat paraprake të policisë, 69-vjeçari ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Pasi është vënë në dijeni të konfliktit mes djalit të tij dhe fqinjit, ai ka tentuar të dalë jashtë me qëllim që të parandalonte përshkallëzimin e situatës. Në ato çaste është ndier keq, ka pësuar një infarkt dhe është rrëzuar në tokë.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët kanë kërkuar ndihmën e shërbimit të urgjencës. Ambulanca e ka transportuar 69-vjeçarin drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe është konstatuar pa shenja jete.

Nga ana tjetër, banorë të zonës japin një version të ndryshëm të ngjarjes. Sipas tyre, Baftjar Vrapi nuk ndodhej brenda banesës, por në verandë, nga ku kishte parë konfliktin mes djalit të tij dhe komshiut. Ata pretendojnë se pikërisht pasi ka qenë dëshmitar i përplasjes, 69-vjeçari ka pësuar infarktin që i mori jetën.

Ndërkohë, Policia e Fierit vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur dinamikën e konfliktit që parapriu vdekjen e 69-vjeçarit. Uniformat blu po marrin në pyetje të gjitha palët e përfshira në konflikt, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbime të shumta policore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...