Kanosi grupin e gazetarëve gjatë xhirimit të një kronike, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Date:

Share post:

Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kanosur një grup xhirimi të televizionit Ora News, gjatë kohës që gazetarët po realizonin një kronikë në fshatin Zbarqë.

Ngjarja ndodhi gjatë realizimit të një kronike mbi problematikat me një burim uji. Gazetari, operatori dhe drejtuesi i automjetit kallëzuan në polici se ishin kanosur për jetën nga një person që po kryente punime pranë burimit.

Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë bërë të mundur kapjen e 64-vjeçarit S. I., pak minuta më vonë, në një zonë malore të fshatit Zbarqë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një armë gjahu pa leje, municion dhe një shufër metalike, të cilat dyshohet se i përkisnin 64-vjeçarit.

Më herët, policia e Tiranës kishte nisur një hetim për një 70-vjeçar i cili kishte kërkuar punimet nga 64-vjeçari, për të hapur një pus pa leje si dhe ka kryer gërmime për hapjen e një rruge.

“Pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të 3 shtetasve, me detyra përkatëse gazetar, operator dhe drejtues automjeti, në televizionin Ora News, se gjatë realizimit të një kronike mbi problematikat me një burim uji (pus) në fshatin Zbarqë, Tiranë, ishin kanosur për jetën, nga një shtetas që kryente punime te ky burim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan autorin e dyshuar të rastit, shtetasin S. I., 64 vjeç.

64-vjeçari u kap pak minuta pas kallëzimit të grupit të xhirimit, në zonën malore të fshatit Zbarqë.

Gjatë kontrollit të banesës së 64-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu pa leje, municion dhe një armë e ftohtë( shufër metalike).

Më datë 11.08.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin për llogari të të cilit punonte 64-vjeçari, R. P., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprat “Shpërdorimi i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes”,  pasi dyshohet se ka hapur një burim uji (pus), pa leje, si dhe se ka kryer gërmime në mënyrë të kundërligjshme, për hapjen e një rruge”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës garanton gazetarët dhe përfaqësuesit e medias, se është maksimalisht e angazhuar për të bashkëpunuar me ta, me qëllim trajtimin e menjëhershëm dhe prioritar, të çdo indicieje për cenim të së drejtës së tyre kushtetuese për të ushtruar detyrën në shërbim të interesit publik.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...