Një konflikt në familje ka përfunduar me plagosjen e dy bashkëshortëve në Shkozet të Durrësit.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 të së enjtes. Sipas informacionit paraprak të policisë, 43-vjeçari Xhevat Lala dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, 38-vjeçe, e ka plagosur atë në kokë me thikë.
Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari Xhevat Lala, i cili ka një plagë në këmbë.

Të dy bashkëshortët kanë marrë dëmtime dhe janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Aktualisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të merren në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
©ZëriOnline


