Njëqind mijë euro në muaj dhe vila në Madrid, Ja marrëveshja paramartesore e Ronaldos dhe Xhorxhinës

Date:

Share post:

Pas martesës së tyre sekrete, vëmendja është zhvendosur te marrëveshja paramartesore që Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë vendosur për pasurinë dhe të ardhmen e tyre financiare në rast ndarjeje.

Sipas raportimeve të publikuara nga Marca, marrëveshja parashikon një mbështetje financiare të përjetshme për Georginën, në rast se çifti i jep fund martesës. Shuma e raportuar është rreth 100 mijë euro në muaj, ose rreth 1.2 milionë euro në vit. Ky detaj është raportuar edhe më herët nga media që i janë referuar një marrëveshjeje financiare të çiftit.

Por marrëveshja nuk lidhet vetëm me një pagesë mujore. Sipas këtyre raportimeve, në rast ndarjeje, vila familjare e çiftit në kompleksin luksoz La Finca, në Madrid, do t’i mbetej Georginës si pronë e saj.

Marrëveshja është hartuar me synimin për të përcaktuar paraprakisht ndarjen e pasurive dhe detyrimet financiare në rast të një ndarjeje, duke shmangur një përplasje të gjatë ligjore dhe duke mbrojtur edhe interesat e fëmijëve.

Detajet e saj janë rikthyer në vëmendje vetëm pak ditë pasi Ronaldo dhe Georgina zyrtarizuan martesën e tyre. Çifti u martua më 11 gusht në një ceremoni private në rezidencën e Ronaldos në Cascais, pranë Lisbonës, në prani të katër dëshmitarëve dhe fëmijëve të tyre.

Një ditë para martesës, më 10 gusht, ata formalizuan edhe marrëveshjen paramartesore, duke përcaktuar regjimin e tyre pasuror.

Ronaldo, pasuria e të cilit vjen nga kontratat në futboll, bizneset dhe marrëveshjet komerciale, ka ndërtuar gjatë viteve një perandori financiare prej qindra milionë eurosh. Për këtë arsye, marrëveshja paramartesore shihet si një mënyrë për të mbrojtur pasurinë e tij, ndërsa njëkohësisht garanton sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve në rast të një ndarjeje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...