Aksi rrugor Elbasan–Cërrik, pranë fshatit Kuqan, është bllokuar prej rreth tre orësh pas shembjes së një segmenti prej rreth 20 metrash linearë të një kanali vaditës.
Si pasojë e dëmtimit të kanalit, uji ka dalë nga shtrati dhe ka marrë me vete sasi dheu dhe materiale nga kodrat përreth, të cilat kanë përfunduar në rrugë.

Dherat dhe rrjedha e ujit kanë vështirësuar fillimisht qarkullimin e automjeteve, përpara se aksi të bllokohej plotësisht.
Situata ka shkaktuar probleme për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë segment, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i ndërprerë.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të shembjes së kanalit, ndërsa pritet ndërhyrja për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.
©ZëriOnline


