“Erdhi koha e hakmarrjes për vëllain”, 52-vjeçari rrëfen motivin e atentatit të dështuar në Elbasan

Date:

Share post:

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”. Kjo mësohet të jetë deklarata që Poli Boriçi, 52-vjeçari i arrestuar për atentatin e dështuar në Elbasan, ka dhënë përpara hetuesve.

Sipas dëshmisë së tij, sulmi ndaj 50-vjeçarit Ermir Kërtezi lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve. Boriçi ka pretenduar se Kërtezi kishte plagosur vëllain e tij rreth 15 vite më parë dhe se pasojat e asaj ngjarjeje kishin qenë të rënda, deri në paralizimin e tij.

Ky pretendim pritet të jetë pjesë e hetimeve për zbardhjen e plotë të motivit të atentatit, ndërsa organi i akuzës po verifikon rrethanat e konfliktit të hershëm dhe nëse ai ka qenë realisht shkaku që e ka shtyrë 52-vjeçarin drejt sulmit.

Por përballë deklarimit të autorit të dyshuar qëndron versioni i vetë shënjestrës, Ermir Kërtezit. 50-vjeçari ka deklaruar se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar prej vitesh dhe se dy familjet banonin pranë njëra-tjetrës, pa pasur konflikte gjatë 15 viteve të fundit.

Pavarësisht pretendimit për një konflikt të hershëm, hetuesit po vijojnë punën për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, motivin dhe mënyrën se si është organizuar tentativa e sulmit.

Boriçi u arrestua pas reagimit të shpejtë të Policisë, ndërsa ngjarja tronditi Elbasanin pasi 50-vjeçari Kërtezi u vu në shënjestër në një atentat që fatmirësisht nuk përfundoi me viktima.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pse truri juaj po ju gënjen? 5 “gjurmët” psikologjike që tregojnë se po jetoni jetën e dikujt tjetër

A jeni ndjerë ndonjëherë sikur jeni pasagjer në makinën tuaj? Po bëni gjithçka "siç duhet", punë, marrëdhënie, detyra,...

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...