42-vjeçari shqiptar masakron për vdekje partneren në Itali, kapet në port teksa tentonte të arratisej

Date:

Share post:

Një grua 46-vjeçare është vrarë gjatë natës në Amendolara, në provincën e Kozencës në Itali, ndërsa në qendër të hetimeve është partneri i saj, një 42-vjeçar me origjinë shqiptare.

Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Sipas të dhënave të para të hetimit, dyshohet se gruaja është rrahur brutalisht nga partneri i saj.

42-vjeçari fillimisht rezultonte i paarritshëm dhe karabinierët nisën menjëherë kërkimet për lokalizimin e tij. Ai u gjet më pas në portin e Barit, në momentin kur po bëhej gati të largohej.

Autoritetet pritet ta marrin në pyetje për të sqaruar pozicionin e tij dhe për të rindërtuar ngjarjet që çuan në vdekjen e 46-vjeçares.

Sipas informacioneve të deritanishme, rreth orës 03:00 të natës mes së shtunës dhe së dielës, Forastefano u gjet në gjendje të rëndë përpara spitalit të Trebisacce-s.

Personeli shëndetësor e dërgoi menjëherë në urgjencë, por që në momentet e para gjendja e saj u konsiderua kritike. Gruaja kishte plagë të rënda në disa pjesë të trupit, përfshirë fytyrën dhe pjesën e pasme të kokës.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo ndërroi jetë pak më vonë në spital.

Karabinierët e Cassano-s, të mbështetur nga kolegët e Njësisë Hetimore të Kozencës, nisën menjëherë kërkimet për partnerin e viktimës. Hetimet po koordinohen nga Prokuroria e Castrovillari-t, e cila po ruan konfidencialitet të lartë mbi çështjen.

Sipas informacioneve të publikuara deri tani, shqiptari 42-vjeçar dhe viktima kishin një marrëdhënie sentimentale. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivin e mundshëm të krimit.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin dëshmitë e personave që mund të kenë informacion për ngjarjen. Synimi është të rindërtohen me saktësi orët dhe momentet që paraprinë vdekjen e Forastefanos, si dhe të përcaktohet se çfarë ndodhi përpara se ajo të gjendej e plagosur rëndë pranë spitalit.

Sipas raportimeve italiane, viktima ishte motra e Domenico Forastefano dhe vajza e Pasquale Forastefano, i cili ndodhet në burg nën regjimin e sigurisë së lartë 41-bis.

Hetimet për vrasjen vazhdojnë, ndërsa marrja në pyetje e 42-vjeçarit shqiptar pritet të jetë një nga elementet kryesore për zbardhjen e ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...