Zjarr i madh gjatë natës në Vlorë, era favorizon përhapjen e flakëve

Date:

Share post:

Një zjarr ka përfshirë një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë në Vlorë.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri dje në orën 20:00 në territorin e Shqipërisë janë regjistruar 27 vatra, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 487 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive mbeten në Dajt, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Bruç, Lufaj, Fushë-Lajë dhe Rrjoll. Në Dajt vijon ndërhyrja me 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Gurë-Lurë ka vijuar një angazhim i gjerë me forca bashkiake, MZSH, polici, ADZM, vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar afrimin e flakëve drejt banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj, Mirditë, ka vijuar puna me forcat në terren dhe 1 helikopter të FA, ndërsa zjarri në Tharri është vënë nën kontroll. Në Zhejë, Kurbin, zjarri është fikur plotësisht pas ndërhyrjes së MZSH, forcave bashkiake, policisë dhe një helikopteri të FA. Në Fushë-Lajë, Pukë, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet jo të lartë dhe pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa në Rrjoll situata po monitorohet nga afër, përfshirë edhe me dron.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...