Tragjedi në Adriatik, 24-vjeçari humb jetën pasi bie nga gomonia

Date:

Share post:

Një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në det, në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në një zonë lundrimi, ku i riu, i cili ndodhej në bord të një gomoneje bashkë me dy persona të tjerë, paraprakisht dyshohet se ka rënë aksidentalisht në det. Sipas Policisë së Shkodrës, ai është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit. Shtetasi Klaus Gjergji është transportuar fillimisht nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 24-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...