Arratiset i dënuari nga burgu i Reçit, nuk u kthye pas lejes

Date:

Share post:

Petrit Ndoci nuk u kthye në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes. I dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje, atij i kishin mbetur edhe rreth 2 vite burg. Para se të largohej, la një letër për familjen.

Ndoci kishte dalë me leje më 14 gusht, në orën 12:30, dhe gjatë kësaj periudhe po qëndronte në fshatin Rukaj në qarkun e Shkodrës. Ai duhej të rikthehej në burg sot, më 21 gusht, në orën 12:30, por nuk u paraqit.

Punonjësit e institucionit e kanë telefonuar në numrin e kontaktit, por në telefon është përgjigjur vëllai i tij, i cili ka treguar se Ndoci ishte larguar. Sipas informacioneve, përpara se të largohej, i dënuari kishte lënë një letër për familjarët.

“Po largohem, ju dua shumë”, citohet të ketë shkruar ai.

Petrit Ndoci ishte dënuar për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i kishin mbetur edhe rreth dy vite burg për të përfunduar dënimin.

Mësohet se Ndoci kishte përfituar edhe më herët leje shpërblyese nga Burgjet, një e drejtë që të dënuarit në burgjet e sigurisë së zakonshme mund ta përfitojnë çdo tre muaj, nëse plotësojnë kriteret ligjore. Herët e tjera ai ishte rikthyer në qeli.

Në 2017-ën Ndoci renditej në listën e 30 shqiptarëve në kërkim ndërkombëtar për grabitjet që ishin kryer brenda territorit të Shqipërisë. Sipas një artikulli të 2017-ës Petrit Ndoci, ishte kthyer në tmerrin e karburanteve në 2010-ën për shkak se kishte grabitur disa prej tyre.

Njoftimi i Burgjeve

Në IEVP Reç, Shkodër, i dënuari P.N., i sigurisë së zakonshme, i cili ndodhej me leje shpërblyese në fshatin Rukaj, Njësia Administrative Luf, Qarku Shkodër, nuk është paraqitur për t’u rikthyer në institucion në përfundim të afatit të lejes. I dënuari P. N. kishte përfituar leje shpërblyese nga data 14.08.2026, ora 12:30, deri më 21.08.2026, ora 12:30.

Pas konstatimit të moskthimit në kohë, strukturat e informacionit të IEVP Reç, Shkodër, kanë kryer verifikimet përkatëse. Nga kontakti me familjarët është marrë informacioni se i dënuari ishte larguar nga banesa gjatë orëve të mëngjesit.Për rastin janë njoftuar menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, ndërsa vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Policinë e Shtetit, po e ndjek me prioritet rastin dhe do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...