Dëshmia që zbardh sherrin në Ksamil: “Na shau nga nëna, pastaj erdhi tjetri me thikë dhe goditi Mendesin”

Date:

Share post:

Dëshmia e njërit prej francezëve që ndodhej me Luis Miguel Varela Mendes, portugezin që mbeti i vrarë në Ksamil më 18 gusht, sjell një tjetër version për mënyrën se si nisi përplasja.

Sipas Adib Ghanmit, grupi prej shtatë vetash po qëndronte në plazh pas përfundimit të festës në klubin “Principotes”, kur pranë tyre është afruar një person që fliste frëngjisht dhe ka ofenduar nga nëna njërin prej shokëve të tij.

“Ne ishim shtatë shokë. Po festonim në klub ‘Principotes’. Pasi mbaroi festa po qëndronim në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra. Ishte shqiptar, por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë: Pse shan? Nëna është e shenjtë”, ka dëshmuar Ghanmi.

Sipas tij, situata është përshkallëzuar pasi personi në fjalë ka goditur me kokë një prej turistëve.

“Ai më pas e goditi me kokë shokun tonë dhe ne u futëm të gjithë në konflikt”, vijon dëshmia.

Më pas, sipas Ghanmit, në përleshje është afruar një tjetër person, i veshur me të bardha dhe me flokë të gjatë, i cili mbante një thikë në dorë. Nga përshkrimi, bëhet fjalë për Sokrat Vatën.

“Më pas erdhi një person, i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim të quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër”, ka deklaruar ai.

Ghanmi tregon se në ato momente situata ka dalë jashtë kontrollit dhe në drejtim të tyre kanë ardhur edhe persona të sigurisë.

“Në këtë moment, njerëzit nisën të bërtisnin dhe drejt nesh kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt. Personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, ka rrëfyer shoku i Mendes.

Dëshmia e Ghanmit bie në kundërshtim me versionin e dhënë një ditë më parë në gjykatë nga Sokrat Vata, i cili pretendoi se ishte sulmuar nga turistët.

Sipas Vatës, sherri nisi për shkak të zhurmës që turistët po bënin brenda lokalit. Ai ka pretenduar se turistët i sulmuan pasi iu kërkoi të mbanin qetësi.

Më tej, autori i dyshuar ka deklaruar se gjatë përleshjes kishin dalë jashtë lokalit, ku kishte parë se njëri prej turistëve kishte thikë. Vata ka pretenduar se nuk e mban mend se si e ka goditur Mendesin, pasi ishte në shok për shkak të agresionit të turistëve, duke deklaruar se gjithçka kishte ndodhur instinktivisht dhe në përpjekje për t’u vetëmbrojtur.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...