Një supermarket është grabitur në mes të ditës në lagjen 17 të Durrësit, pranë ish-URT-së.
Sipas të dhënave paraprake, një 25-vjeçar ka hyrë në supermarketin “Big Market” dhe, pasi ka shtyrë me duar punonjësen që ndodhej në kasa, ka marrë një shumë parash nga kasa dhe është larguar.
Reagimi ka qenë i menjëhershëm, por autori nuk u kap. Ai arriti të largohet. Policia e ka identifikuar të dyshuarin si Fabio Salillari dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes, si dhe kapjen e autorit.
©ZëriOnline


