Ndalohet hyrja në portin e Durrësit e anijes së listuar nga inteligjenca ukrainase si pjesë e “flotës hije” ruse

Date:

Share post:

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar dje, më 28 gusht, hyrjen në radën e portit të anijes “Hanuman”, një tanker me numër IMO 9295048, që lundron nën flamurin e Sierra Leones.

Anija është listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës, GUR, dhe shërbimet e tjera si pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Në databazën zyrtare të GUR, “Hanuman” klasifikohet si anije e përfshirë në transportin e naftës dhe produkteve të naftës ruse në kundërshtim me embargon e G7 dhe Bashkimit Europian dhe politikën e kufirit të çmimit, të njohur si “price cap”.

Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi ukrainas, në shtator të vitit 2025 “Hanuman” ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk në drejtim të Turqisë.

GUR evidenton gjithashtu raste të fikjes së sistemit të identifikimit automatik, AIS, si dhe hyrje të anijes në porte ruse. Në të dhënat e publikuara për “Hanuman” përfshihen edhe disa nga portet që anija ka vizituar, mes tyre Durrësi.

Sipas të njëjtës databazë, pronari dhe menaxheri komercial i anijes është kompania “Skhp Logistics Ltd”, e regjistruar në Ishujt Marshall, ndërsa menaxhimi i sigurisë së anijes figuron nën kompaninë “Croma Shipping & Logistics Ltd”, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendimi i Kapitenerisë së Durrësit për të mos lejuar hyrjen e “Hanuman” vjen në një kohë kur transporti detar i naftës ruse dhe përdorimi i flotave të ashtuquajtura “hije” janë nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare.

Të dhënat e GUR për anijen janë përditësuar më 10 qershor 2026.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...