Rekord vizitorësh nga Kosova në Shqipëri, mbi 200 mijë hyrje në një javë

Date:

Share post:

Mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës në vetëm shtatë ditë, ndërsa fundi i gushtit ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në kufi.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, nga 24 deri më 30 gusht, në Shqipëri kanë hyrë përmes Morinës 203,972 qytetarë të Kosovës, së bashku me 61,562 automjete dhe autobusë.

Fluksi më i lartë është regjistruar në orët e fundit. Nga ora 05:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, në territorin shqiptar kanë hyrë 51,278 qytetarë të Kosovës, me 14,692 automjete dhe autobusë.

Vetëm në periudhën 24–28 gusht, Morina ka regjistruar hyrjen e 152,694 qytetarëve të Kosovës dhe 46,870 mjeteve.

Lëvizjet e shumta lidhen me ditët e fundit të sezonit veror.
Shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë ditët e fundit të pushimeve në Shqipëri, përpara kthimit në Kosovë dhe nisjes së vitit të ri shkollor më 1 shtator.

Fluksi përmes Morinës ka qenë i lartë gjatë gjithë sezonit veror. Vetëm gjatë muajve maj, qershor dhe korrik, rreth 1,43 milionë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike kufitare.

Në këtë numër përfshihen edhe pjesëtarë të diasporës së Kosovës, të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet e verës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...