Dhunuan kamarierin 18-vjeçar në Malin e Robit, Gjykata lë në burg për 45 ditë dy të arrestuarit

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me afat 45 ditë, për dy personat e arrestuar për dhunën ndaj kamarierit 18-vjeçar në Malin e Robit, në Golem.

Florian Habilaj, një prej bashkëpronarëve të hotelit, dhe shoku i tij Enold Dragoti, kamarier në lokal, të arrestuar nga Policia e Kavajës, akuzohen nga Prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje”.

Sipas hetimeve, konflikti nisi për shkak të pagesës së padhënë të kamarierit. 18-vjeçari Genti Nela u dhunua nga vëllezërit Habilaj, bashkëpronarë të hotelit.

Ndërkohë, në orën 12:30 pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Melson Nelës, xhaxhait të 18-vjeçarit. Ai u arrestua pasi u kap në automjet me një kallashnikov dhe tre karikatorë.

Sipas Policisë, Nela po shkonte të hakmerrej për dhunën e ushtruar ndaj nipit të tij.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...